Na ndiqni

Futboll

Giggs i bën thirrje Man Utd të mos e shkarkojë Mourinhon

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:35
Mourinho dhe Ryan Giggs

Legjenda e Manchester United, Ryan Giggs, beson se Jose Mourinho ka aftësitë për të kthyer skuadrën në rrugën e drejtë.

Ai beson se shkarkimi i trajnerit portugez nuk do të sillte asnjë ndryshim në situatën e krijuar.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse duhet shkarkuar trajneri në këtë pikë. Nuk do të ndryshonte asgjë” ka thënë Giggs për “Sky  Sport News”.

“Të gjithë e dimë se çfarë trajneri i suksesshëm ka qenë ai gjatë viteve. Mendoj se stabiliteti që na mungoi gjatë viteve të fundit, do të përmirësohet nga ai” ka vazhduar portugezi.

“Është e vërtetë që rezultatet duhet të përmirësohen, por këtë duhet ta bëjnë lojtarët dhe jo trajneri” ka përfunduar “Special One”.

Giggs është prej pak njerëzve që po e përkrahin Mourinhon në situatën aktuale të Manchester United.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test