Na ndiqni

Futboll

A kishte pranuar të luaj për Kosovën? Mavraj i kundërpërgjigjet Bunjakit

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 06:46
Albert Bunjaki dhe Mergim Mavraj

Albert Bunjaki ishte i pari trajner i Kosovës në momentin e pranimit në UEFA dhe FIFA që udhëhoqi “Dardanët” në fushatën e parë të kualifikueseve zyrtare.

Së fundmi, në një deklaratë të bërë për të shkuarën e tij në krye të kësaj skuadre, Bunjaki ka rrëfyer edhe disa të pathëna.

Ai ka thënë se Mergim Mavraj kishte pranuar të luante për Kosovën tri herë mirëpo më pas zgjodhi të qëndroj me Shqipërinë.

“Shumë gjëra nuk janë thënë. Mund të them se Mërgim Mavraj në tri raste ka pranuar që t’i bashkohet Kosovës. Ai nuk është lejuar në tri raste që të vijë, duke mos u lejuar nga Bokumi”, ka deklaruar Albert Bunjaki.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni i Kombëtares Shqiptare tregon si ka qenë e vërteta e zgjedhjes së Kombëtares shqiptare. I pyetur në lidhje me deklaratën e bërë nga Bunjaki, Mavraj komenton.

“Në atë kohë Shqipëria kërkoi që të kem pasaportën shqiptare. Megjithatë, nuk ka rëndësi se çfarë ka qenë. Zgjodha Shqipërinë! Vitet që kaluan, dëshmuan që as unë dhe as Shqipëria nuk kemi gabuar”, ka komentuar Mërgim Mavraj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test