Na ndiqni

Futboll

Genoa-Sampdoria mbyllet barazim, Piatek lë mbrapa CR7

Nga: Telesport Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 22:35
Piatek

Derbi mes Genoa dhe Sampdoria, i vlefshëm për javën e 13-të të Serisë A, ka përfunduar në barazim 1-1. Një rezultat i mirë për të dy ekipet, që janë paraqitur në këtë takim pas tri humbjesh radhazi të pësuara në kampionatin italian.

Golat janë shënuar në pjesën e parë dhe kanë ardhur pas dy gjuajtjeve të para të bëra nga lojtarët e dy skuadrave në kuadratin e portës. Ka qenë Quagliarella që ka zhbllokuar ndeshjen pas tetë minutash lojë pas një asisti te Ramirez.

Kundërpërgjigja e bardhebluve ka ardhur në minutën e 17-të me penalltinë e transformuar nga Piatek, i cili është kthyer te goli në Serinë A pas pesë ndeshjesh.

Një realizim ky që e ndihmon polakun të kryesojë i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit italian me 10 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test