Na ndiqni

Futboll

Lojtari i kombëtares thyen dorën, Panucci duhet të gjejë zëvendësuesin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 19:06
Christian Panucci

Një lajm i keq ka mbërritur nga Danimarka e largët për trajnerin e Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci. Mesfushori i Vejle Boldklub, Ylber Ramadani, ka thyer dorën bëjnë me dije mediet e vendit nordik. Ata kanë ngritur alarmin se ekipi i tij dhe trajneri Adolfo Sormani nuk do ta ketë në dispozicion ditën e diel kundër gjigantëve të Midtjylland, por për ekipin tonë ka një problem tjetër. 22-vjeçari nuk do të jetë në dispozicion kundër Skocisë dhe Uellsit.

Ai theu dorën në ndeshjen ndaj AC Horsens të fituar me rezultatin 3-1. Shqiptari luajti për 90 minuta dhe duroi të mbyllte ndeshjen me dhimbje të mëdha. Të mërkurën, ai iu nënshtrua një operimi shkruan sajti danez Vejle Amt’s Folkeblad. I riu është një nga mesfushorët premtues me origjinë shqiptare, por deri tani nuk ia ka dalë mbanë të bëjë mirë me kombëtaren. Panucci duhet të mendojë për zëvendësuesin e tij tashmë.

Në ekipin e Veljes, Ramadani është shumë i rëndësishëm, pasi luan çdo ndeshje si titullar. Ai i ka kaluar pritshmëritë e drejtuesve të klubit, pasi erdhi si një “mister X” nga Shqipëria, por ia doli të tregonte vlerat e tij duke ngjitur Vejlen në elitën e futbollit të Danimarkës. Sormani ka një besim shumë të madh te futbollisti i tij.

Image
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test