Na ndiqni

Futboll

Juventus zyrtarizon rikthimin e legjendës

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:44
David Trezeguet

Juventus ka lajmëruar se David Trezeguet është emëruar ambasadori zyrtar i klubit.

Sulmuesi, i cili është golashënuesi më i mirë i huaj i historisë së klubit, do të marrë rolin e ambasadorit të klubit për tre vitet e ardhshme.

“David Trezeguet është një ikonëe Juventus,” shkruhej në deklaratën e Zonjës së Vjetër.

“Kështu që ai e meriton të emërohet si ambasadori zyrtar i markës së klubit, duke zgjeruar një lidhje që deri tani është karakterizuar nga një sukses i madh.

“Për tre vitet e ardhshme, Trezeguet do të përfaqësoj markën  Juventus në fushën e zhvillimit komercial në të gjithë globin.

“Trezeguet është ambasadori i përsosur për të vijuar rritjen e markës së klubit nëpërmjet evenimenteve globale duke përfshirë tifozët dhe sponsorët.”

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test