Na ndiqni

Futboll

Flamurtari dhe Vushtrria në ankth

Më: 22 maj 2018 Në ora: 19:31
Labinot Osmani

Flamurtari i Prishtinës dhe Vushtrria janë në ankth para sfidës së sotme të barazhit që luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas! Flamurtari synon ta ruajë statusin në elitën e futbollit, kurse Vushtrria të rikthehet në shoqërinë e më të mirëve.  Te dyja skuadrat janë në emocione të pakufishme sepse gabimi më i vogël do të jetë i kushtueshëm qoftë për njërën palë qoftë për skuadrën tjetër.

Flamurtari ka përvojë në ndeshjet e barazhit sepse dy herë ka luajtur në të kaluarën në këtë nivel sa ishte në Ligën Parë.  Sulmuesi i Vushtrrisë, Labinot Osmani, ka deklaruar se do të orvaten me mish e më shpirt që të rikthehen në elitë. Vushtrria ka përfunduar në vend të tretë në Ligën e Parë me gjithsej 60 pikë, kurse Flamurtari në pozitën e dhjetë me 25 pikë në Superligë.   Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit do të luhet nesër në orën 16.00.

Skuadra që do të fitojë do të jetë pjesë e elitës për edicionin e ardhshëm.  “E vërtet që është një ndeshje finale. Mendoj që ekipi është mjaft i motivuar dhe kur kihet parasysh edhe përkrahja e publikut ‘Forca’, shpresojmë në fitore”, tha Osmani për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Vushtrriasit kanë studiuar në imtësi skuadrën kuqezi dhe shpresojnë ta ndëshkojnë në çdo gabim të tyre. “Mendoj që grupi i lojtarëve është mjaft i mirë, kështu që besojmë në forcën e grupit”, tha sulmuesi. A jeni komplet dhe në presion të sfidës? “Jemi komplet, normal edhe në presion si në çdo ndeshje tjetër”, ka thënë Osmani.

Në taborin e Flamurtarit janë optimistë se do të dalin fitimtar dhe ta ruajnë statusin në shoqërinë e më të mirëve. Te Flamurtari është një mobilizim i madh dhe besojnë se si përparësi e tyre është edhe loja kolektive dhe që luajnë një për të gjithë dhe të gjithë për një.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test