Na ndiqni

Futboll

Të verbër apo të çmendur?!

Nga: Fadil Beqiraj Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:15
Fadil Beqiraj

Debate

FFK-ja ka kohë që e ka humbur rrugën në oborrin e vet, kulminacioni i këtyre dështimeve dhe lëshimeve që po i bëjnë këta njerëz në FFK dhe rreth FFK-së, është që ndeshja e fundit e Vala Superligës së Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani (luhet të dielën 16.00), e cila është vendimtare se kush do të bëhet kampion, vendosen të luhet në Pejë në stadiumin “Shahin Haxhiislami”.

Këta njerëz, edhe njëherë si shumë herë më parë, po e vërtetojnë se janë të paaftë, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, dhe se fare nuk ju bënë përshtypje se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, dhe natyrisht për futbollin kosovar, por aq sa është e rëndësishme është shumë e rrezikshme të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Pejës ‘Shahin Haxhiislami’' i cili nuk i plotëson as kushtet minimale për një derbi të madh i cili vendos për kampionin e Superligës së Kosovës në futboll, kur i shtojmë kësaj se prezent do të jenë tifozët e Prishtinës, ‘Plisat’ dhe ‘Intelektualët’ e Dritës së Gjilanit, të cilët dallohen për temperamentin e tyre dhe tifozeritë e tyre të zjarrta, atëherë nuk më mbetet tjetër të them vetëm Zoti na ruajt të gjithëve, stadiumi është i hapur dhe çka nuk mund të ndodh, apo atyre zotërinjve nuk u bënë përshtypje kjo, se mund të eskalojë situatë dhe të rrezikohen futbollistët, referët dhe kush mund t’i ndalojë tifozët të mos përleshën në mes veti.

Interesimi është shumë i madh për ta përcjellur këtë ndeshje dhe nuk do të ketë vend për të gjithë shikuesit nga mbarë Kosova, apo mos ndoshta ata tashmë e kanë përcaktuar se kush do të jetë kampion dhe mund ta inskenojmë një ndërprerje të ndeshjes dhe ta shpallin kampionin në tavolinë, sepse prej këtyre në FFK dhe rreth FFK gjithçka mund të presësh për të keq, vetëm korrektësi dhe drejtësi mos prit. Futbolli luhet për shikues, ata janë bukuria e kësaj loje, ata dinë të bëjnë skenar dhe regji të mrekullueshme për këso ndeshje, e ju po ua ndaloni të vijnë në numër të madh dhe të krijojnë atmosferë dhe le të fitojë më i miri.

Ne në Pejë, ende nuk po mund ta përballojmë që skuadra e jonë BESA , është larguar nga Superliga, dhe jemi shume të zhgënjyer tejmase, prandaj nuk dëshirojmë që në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’' në ndeshjen në mes Prishtinës dhe Dritës të ketë ndonjë skenar të errët, përkundrazi por era mirë nuk po i vjen. Sytë janë për të parë, stadiumi është i hapur!

Autori është gazetar sportiv 

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test