Na ndiqni

Futboll

Josa: Kjo ndeshje nuk do shumë fjalë

Më: 10 maj 2018 Në ora: 17:01
Pamje nga një ndeshje

Liria nga Prizreni dhe Prishtina me dy skuadra tjera (Trepça dhe Vëllaznimi) deri në vitet 90-ta janë konsideruar “4-ja e madhe” e futbollit të Kosovës, thuhet nga faqja e FC Prishtina.  Por, edhe pse pas luftës, e sidomos viteve të fundit është venitur ky rivalitet, Liria dhe Prishtina kanë pasur përballje historike ndër vete, si para viteve 90-ta (më 1983 e 1989), po ashtu edhe nëpër djerrina (Liria njëherë kampion duke e kaluar Prishtinën), dhe shumë më pak pas luftës, duke e përjashtuar vetëm vitet e para pas 1999. Nesër në orën 16.00 në Stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, takohen Liria-Prishtina. Prishtinës i duhen pikët si buka në luftë për titullin e kampionit. “Nuk është problemi çka do bëjmë. Ne kemi ardhur deri këtu dhe kjo ndeshje nuk do shumë llafe.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, është ndeshje shumë e fortë. Liria është ekip që ka qenë i konsoliduar gjatë gjithë kohës pavarësisht problemeve që ka. Pavarësisht se është jashtë objektivave, nuk do të thotë që ne do të kemi ndeshje të lehtë dhe është ndeshje e vështirë, njësoj si ndeshja e fundit. Pra, shkojmë për të fituar ndeshjen që të zgjasim luftën edhe një javë”, ka thënë Mirel Josa, trajner i Prishtinës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test