Na ndiqni

Futboll

Livoreka: Drita me qetësi e pret fundin e kampionatit

Më: 8 maj 2018 Në ora: 19:36
Livoreka

Dy javët e fundit apo dy javët e sikletshme qoftë për Dritën nga Gjilani qoftë për Prishtinën sepse asnjëra skuadër nuk e ndjenë qetësinë. Drita kryeson me 63 pikë, ka tri më shumë se Prishtina që mban vendin e dytë, por gjithçka është e hapur në luftë për titullin e kampionit.

Është vështirë të parashikohet se cila do të dal e para në fund, ani se Drita ka tri pikë epërsi, kjo nuk do të thotë asgjë sepse mund të ngjan edhe java e fundit në duelin direkt mes Prishtinës dhe Dritës që të përcaktohet kampioni i ri.

Drita vazhdon me rekordin e saj të pamposhtmërisë, në 26 ndeshje pa humbje dhe synojnë edhe në dy ndeshjet e fundit të japin më të mirën dhe për të arritur pikë maksimale.  Sulmuesi i Dritës, Përparim Livoreka, ka deklaruar se secilën ndeshje e marrin me qetësi dhe premton angazhim maksimal. “Tani jemi edhe më të qetë se ditëve tjera, pasi e kemi marrë shumë me seriozitet çdo lojë dhe tani kur kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit, të cilat i presim me qetësi. Besoj se do në fund do të dalim kampionë”, tha Livoreka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A mendoni se kampioni do të përcaktohet para ndeshjes me Prishtinën? “Nuk dua të flas për atë gjë sepse duhet të ia lëmë lojës së ardhshme. Të shohim se çka do të ndodhë”, përgjigjet sulmuesi. Ekipi kaltër e bardhë përgatitet për takimin e të premtes së fundjavës, ku e presin kampionin në fuqi, Trepçën '89. “Nuk jemi në presion, por do të jetë një ndeshje shumë e vështirë me Trepçën ’89. Do të mundohemi në maksimum që pikët të mbesin këtu dhe asnjë  rezultat tjetër”, tha ai. Livoreka është i matur në çdo aspekt dhe sipas tij, pikët e arritura deri me tash janë edhe si karakter i lojës së tyre.

“Mendoj se këto tri pikë janë në bazë të lojës dhe karakterit që kemi treguar gjatë gjithë kampionatit. Mendoj se  deri në fund ne do të japim maksimumin që të jemi të parët karshi Prishtinës, por edhe nëse vendos loja fundit ne do të japim gjithçka nga vetja”, thotë futbollisti. 26 javë pa humbje, një rekord i futbollit të Kosovës? “Kemi dhënë maksimumin duke iu falënderuar kryesisë së klubit po ashtu tifozëve ‘Intelektualëve’ për mbështetje të palodhshme dhe normal që nuk kemi humbur në 26 javë, kjo tregon më mirë karakterin tonë”, tha Livoreka.

Ai shprehet se ky ka qenë prej kampionateve më të forta: “Vërtet ka qenë kampionat shumë i fortë, si për skuadrat e pjesës së epërme të tabelës po ashtu edhe për ato të fundit, kjo tregon se ishte një ndër kampionatet më të forta, mund të them të pasluftës".

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test