Na ndiqni

Futboll

Papuci: Kërkojmë fitore ndaj Prishtinës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 6 maj 2018 Në ora: 12:26
Fisnik Papuci

Prishtina dhe Gjilani do të ndeshen sot në Pejë me fillim nga ora 16:00.

Prishtina e cila është në garë për titull me ekipin tjetër nga Gjilani, Dritën nuk dëshiron të bëjë ndonjë hap fals pikërisht ndaj Gjilanit sepse për ekipin e kryeqytetit humbja e pikjeve ndaj Gjilanit do të ishte si humbja e titullit.

Fisnik Papuci mbrojtësi i mirënjohur kosovar tashmë pjese e Gjilanit në një intervistë ekskluzive për KosovaPress pak para fillimit të ndeshjes deklaroi se në Pejë nuk do të udhëtojnë vetë për të kryer obligimin por për fitore.

“Kemi pasur mjaftë pak kohë për tu përgatitur për ketë lojë  sepse dihet që para dy ditëve kemi luajtur derbin me Dritën,mirëpo kemi bërë një punë të mirë për këto 2-3 ditë dhe jemi përgatitur mjaft mirë ,që duke e ditur që përball kemi njërën ndër skuadrat më të mira ne kampionat, Prishtinën mirëpo ne nuk do të  udhëtojmë sa për të kryer obligimin por shkojmë të shfaqim një lojë të mirë dhe te bukur qe ti kënaqim ata shikues që do të mblidhen sot në Pejë, edhe pse mos te kthehemi me tri pikë të plota”- deklaroi Papuci.

Ndërsa sa i përket disa fjalëve që Gjilani do të lëshojë pikë në ndeshjen ndaj Prishtinës veçse Drita të mos bëhet  kampion, ai këto fjalë i ka mohuar dhe deklaroi se nuk janë të vërteta.

“Unë nuk e di se çka thuhet e çka flitet,por futbolli i Kosovës ka fituar shumë me ardhjen e kryetarit te Sc Gjilanit, Florim Zuka një njeri qe nuk i intereson as vllau i vet vet mi dal përpara .Ai na thotë djem ndeshja duhet të fitohet kështu qe ju kisha lut që mos të merremi me llafe po le të  shikojnë ndeshjen. Ne i kemi llogarit tona dhe nuk na intereson kush del kampion apo kush bjen nga kategoria , mirëpo një gjë ta keni të qartë që as Drita e as Prishtina me pikë te Sc Gjilanit nuk do te shpallen kampion sepse  Gjilanin e financon një njeri shumë shumë i madh siç e thash edhe me herët ,Florim Zuka e ta ai nuk ka matematika” përfundoi Papuci.

Gjilani gjendet në vendin e tetë në tabelë me gjithsej 44 pikë të grumbulluara, pesë pikë më shumë se vendi i 9-të i cili dërgon në barazh.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test