Na ndiqni

Futboll

Eu Fadil Vokrri eu, dikur qanin pas teje, e sot...

Më: 3 maj 2018 Në ora: 14:47
Vokrri

Në vitet e 80-ta kanë bë be në kokën e Fadil Vokrrit! Vokrri i viteve të 80-ta dhe Vokrri i sotëm! E para, kur Vokrri si futbollist ka qenë buldozer, disa qanin pas tij sidomos kur u largua nga Prishtina e shkoi në Partizan të Beogradit (1986).

Disa vetëm për të kanë ble bileta për t’i shikuar ndeshjet në stadiumin e Prishtinës, kur luanin kundër Cërvena Zvezdës, Partizanit, Dinamos, Hajdukut etj. Një Vokrri i madh dhe e doni me shpirt. Disa që atëkohë e donin dhe qanin për të, sot nuk e kanë simpatinë për të! “Jo që Vokrri është i keq, por të gjithë nuk po mundet t’i fus brenda nën ombrellën e FFK-së”, kështu tha një dashamirë i futbollit.

Hiq më larg se para disa viteve ylli i futbollit, Fadil Muriqi, ishte larguar nga Kosova! Ish futbollisti i gjeneratës së artë, Muriqi, aq fortë ishte zhgënjyer, sa në një konferencë për shtyp, kishte thënë mes të tjera: “Sa isha futbollist nuk kishte gjetur biletë për të më parë duke luajtur (e kishte fjalën për A.K, emër i njohur për redaksi), sot i ka ardhur dita të më shkarkoj”. Raportohej se Muriqi kishte shitur të gjitha që kishte në Prishtinë dhe shtegtoi për në Australi.

“Disa që e kritikojnë Vokrrin, do ta kritikojnë gjithmonë dhe nuk do të ndryshojnë për asnjë post, por disa harrojnë që e kanë kritikuar keq dhe nëse u jep post, qysh nesër i thurin lavde dhe bëhen me Vokrrin”, kështu ka thënë një emër i njohur i botës së futbollit, që nuk do t’i përmendet emri. Eu Fadil Vokrri eu, dikur bënin be në kokën tënde, sot po të shikojnë herë shtrembër e herë mërrolur! Fundja, Vokrri është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test