Na ndiqni

Futboll

Parma afër Serie A! Ndoj shënon për Brescia-n

Më: 1 maj 2018 Në ora: 18:27
Lojtarët e Parmës

Tre vite pas falimentit dhe zbritjes në Serie D, Parma është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit italian. Parma e mposhti me rezultat 2:0 Ternanën në stadiumin Enio Tardini, sfidë e vlefshme për javën e 39-të Serie B dhe duke rimarrë vendin e dytë me 66 pikë, tashmë me një pikë më shumë se Frosinone që nga ana tjetër triumfoi 2:1 me përmbysje vetëm në fund ndaj Brescia-s. Arriti të gjente golin e parë për këtë sezon mesfushori shqiptar i kombëtares së Shpresave, Emanuele Ndoj. Goli i Ndoj (10’) nuk i mjaftoi Brescia-s për rezultat të favorshëm. Në sfidën tjetër Empoli me Frederik Veselin barazoi 0:0 ndaj Carpit. U aktivizua në minutën e 64-ët Naser Aliji në barazimin 1:1 të Entellës ndaj Ascolit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test