Na ndiqni

Futboll

Turp, turp, turp si po lejohet kështu në futbollin e Kosovës

Nga: Skënder Selmani Më: 24 prill 2018 Në ora: 14:58
Skënder Selmani

Debate

Ndeshja Llapi nga Podujeva dhe Drita nga Gjilani, po fillon në orën 15 dhe po përfundon në orën 17.40, çka i thonë kësaj? Pastaj para fillimit dalin disa lajme për kurdisje, kjo e shton turpin. Pse nuk verifikohen gjërat, shantazhuesit nëse fusin huti që nuk kanë bazë dhe fakte, ata duhet të burgosen. Këto gjëra që po ndodhin në futbollin e Kosovës janë të qëllimta dhe me përkrahje të plotfuqishmeve. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, para pak kohe e paralajmëroi që do të bisedon me prokurorin edhe siç po duket mbet vetëm ide e tij.

Pastaj duke e ditur që fundi i kampionatit sjellë gjithmonë edhe ndonjë të papritur, kryetari dhe sekretari shkojnë në udhëtim zyrtar edhe që shumë vite vetëm këta dytë shkojnë, a nuk ka FFK bord që edhe të tjerët të shkojnë?

Patjetër ky rast në Podujevë duhet të zbardhet, e kurrsesi nuk duhet lejuar që të iniciohet e pastaj të heshtët sepse këtyre të këqijave duhet me ju thënë ndaluni njëherë e përgjithmonë.

Nuk është moti kur pati trukime u dënuan, pastaj u falën dhe shumë lehtë këto të këqija po kalojnë në sytë e bordit të Federatës së Futbollit të Kosovës.  Është befasuese se si po ndodhin këto kur kryetari dhe sekretari nuk gjenden në Kosovë por jashtë vendit. Pastaj nuk është larg kur kryetari paralajmëroi se çdo trukim do t’ju kundërvihet ku do të bisedohet me Kryeprokurorin, dhe do të kërkon që vetëm për këtë çështje të caktohet një prokuror. 

E, që ndodhi dhe po bëhen 24 orë dhe po presim ndonjë lajm. Por në anën tjetër ka dal  lajmi që do të ketë trukime vetëm për të trazuar apo komprometuar futbollin apo shantazhuar dhe kjo ka ndodh duke falsifikuar kinse ka ndodh biseda për qellim të përfitimit të palës së tretë, atëherë ky rast duhet zbuluar sa më parë dhe një e vërtet duhet të dalë në dritë. Nëse prapë del vetëm për t’u humbë ferkema dhe për të bërë skena, mbetet vetëm një: Dorëheqja e kryetarit dhe e bordit. Definitivisht futbolli i Kosovës ka nevojë për reforma. Megjithatë, ajo që pamë të dielën që e lamë pas, vërtet është një njollë e zezë për futbollin tonë dhe na jep një imazh shumë të keq apo mos të them trishtues në arenën ndërkombëtare.    

Autori është ish-anëtarë i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës 1991-94, nënkryetar i referëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri, Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test