Na ndiqni

Futboll

Nexhipi shembi Sutjeskën në vitin 1987! Gjoriqi festonte me shqiptarë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 12:26
Mensur Nexhipi gjatë ndeshjes me Rijekën

Trup-shkurtër, por shumë i shpejt dhe i shkathtë, e kush tjetër ka qenë përveç Mensur Nexhipit. Ai i takon gjeneratës së artë të Prishtinës, në kohën e Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës etj.

Nexhipi ka pasur mjeshtri të jashtëzakonshme dhe shumë herë vendoste edhe fitoret e Prishtinës. Pa dyshim duhet kujtuar ndeshjen e 1 marsit të vitit 1987, kur në javën e 19 Prishtina e shembi me rezultat 3:0 klubin malazez Sutjeskën nga Nikshiqi. Mensur Nexhipi shënoi het-trik (16', 32', 51').

Në stadium ishin rreth 30 mijë shikues, Nexhipi elektrizoi stadiumin, por e veçantë ka qenë trajneri serb i Prishtinës, Millovan Gjoriqi, që dinte ta shfrytëzonte dinakërinë e tij, kthehej nga tifozët shqiptarë dhe së bashku festonte golat e Nexhipit dhe fitoren e madhe të Prishtinës. Bile ishte ndeshja e dytë në fanellën e Prishtinës e portierit Shukri Paçarada dhe pa pësuar gola!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test