Na ndiqni

Futboll

Limani: Duhet të kemi kujdes!

Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:24
Limani në veprim

Drita nga Gjilani nuk di për humbje në stinorin pranveror të elitës së futbollit të Kosovës, e cila nga tetë ndeshje ka 6 fitore e 2 barazime, duke kryesuar renditjen me 50 pikë (pas 26 jave), tri më shumë se Prishtina.  Kaltër e bardhët janë shumë afër titullit të kampionit, skuadër që udhëhiqet nga trajneri Bekim Isufi. Kapiteni i skuadrës, Ardian Limani, tha se kanë ekip shumë të mirë dhe shpreson se në fund të kampionatit do ta festojnë titullin së bashku me tifozët e zjarrtë ‘Intelektualët’.  

“Bota sot”: Drita në formë, +3 pikë para Prishtinës, po i troket titulli?

Ardian Limani: Po! Jemi në rrugë shumë të mirë për ta arritur këtë sukses, por janë edhe 7 xhiro në të cilat gabimi më i vogël kushton! Tri pikë nuk janë asgjë! Sfidat më të vështira tek do të luhen, andaj mund të rikuperohen tri pikë shpejtë, pastaj edhe loja direkte mund të jetë vendimtare! Por, unë besoj që jemi më të mirët dhe do ta arrijmë!

“Bota sot”: A është Drita më e relaksuar kur dihet se në fundjavë do të takohet me Vllazninë dhe a prisni tri pikë pothuajse të lehta?

Ardian Limani: Jo absolutisht jo! Nëse mendojmë kështu është shumë gabim! Për ne çdo sfidë është e vështirë! E pamë të gjithë çfarë i bëri Vllaznia Lirisë në xhiron e fundit, nuk do ta nënçmojmë! Është si një finale për ne çdo lojë e mbetur!

“Bota sot”: Është një Dritë më ndryshe nga vjeshta, në tetë ndeshjet e pranverës, 6 fitore e 2 barazime apo nga 24 pikët e mundshme fituan 20 sosh, çfarë e ka veçuar?

Ardian Limani: Mendoj që kemi treguar forcë të madhe, por edhe pjekuri, pasi që gabimet që i kemi bërë më parë, nuk i kemi përsëritur në këtë stinor! Ndoshta kanë ndikuar edhe komponimi si dhe orari pak më i lehtë në këto javë!

“Bota sot”: Ku e sheh përparësinë e Dritës në shtatë javët e fundit ndaj Prishtinës?

Ardian Limani: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test