Na ndiqni

Futboll

Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet në Stadiumin e Prishtinës

Më: 4 prill 2018 Në ora: 19:41
Zyrtarët e UEFA-s inspektuan punimet në Stadiumin e Prishtinës

Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe zyrtarë të UEFA-së, vizituan sot Stadiumin e Prishtinës për të parë nga afër ecurinë e punimeve që po bëhen në këtë stadium.

Punët që po zhvillohen në stadiumin e Prishtinës janë në përputhje të plotë me standardet e parapërcaktuara nga UEFA dhe FIFA dhe ato do të përfundojnë në fillim të muajit qershor.

Me këtë rast presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që më në fund po afrohet përfundimi i punimeve në stadium, derisa falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e plotë jo vetëm në mbështetjen e federatës, por edhe në zhvillimin e politikave progresive për përmirësimin dhe avancimin e të gjitha veprimtarive sportive në vendin tonë.

Në anën tjetër, ministri Gashi deklaroi se ndodhet në stadium për të parë nga afër ecurinë e punimeve të zhvilluara deri më tani dhe për të rikonfirmuar fuqishëm përkushtimin e tij si ministër që në qershor të këtij viti stadiumi i Prishtinës të jetë në funksion të zhvillimit të aktiviteteve sportive.

Stadiumi i Prishtinës pritet që të inaugurohet në fillim të muajit qershor, me ç’rast do të zhvillohet një ndeshje e testuese.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test