Na ndiqni
  • Brenda apartamentit luksoz të shefit të prangosur të Nissan-it

    Ky është apartamenti luksoz me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të Carlos Ghosn, drejtorit të kompanisë Nissan, i arrestuar një ditë më parë. Prona luksoze e 64-vjeçarit ndodhet në një bllok apartamentesh me pamje mbi Tokion.

    Ghosn është nën akuzë pasi nuk i ka raportuar siç duhet të ardhurat e tij dhe se ka keqpërdorur fondet e kompanisë. Prokurorët kanë dërguar hetues në apartamentet private të Ghosn dhe në zyrat qëndrore të kompanisë në Yokohama.

    Drejtori ekzekutiv i gjigandit të makinave, i lindur në Brazil, raportohet se ka shpenzuar shuma të mëdha për të blerë shtëpi për veten në Rio de Zhaneiro, Bejrut, Paris e Amsterdam.

    Arrestimi i tij ka sjellë rënien e ndjeshme të aksioneve të kompanisë dhe ka ngritur pikëpyetje për aleancën e ardhshme Nissan-Mitsubishi-Renault.

    Prokurorët mendojnë se Ghosn nuk ka raportuar rreth 40 milionë euro nga paga e tij.

1 / 5
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test