Na ndiqni
  • F1, fotot më të bukura të Çmimit të Madh të Italisë

    Kampioni në fuqi i botës në Formula 1, Lewis Hamilton arriti të fitojë garën e Monzës, duke u imponuar në një pistë që Ferrari e konsideron të shtëpisë.

    Piloti britanik preu finishin i pari në Çmimin e Madh të Italisë, duke fituar 13 pikë më shumë ndaj ndjekësit më të afërt Sebastian Vettel, në një ndalesë që tregoi edhe një herë punën e mirë ekipore të Mercedesit.

    Vendimtare në garën e Monzës ishte përplasja e dy pilotëve më të kuotuar për titullin, Hamilton dhe Vettel, të cilët nuk i kursyen ofendimet në radio, ndërsa një rol të madh në triumfin e Mercedesit luajti edhe mbrojtja e Botasit, e konsideruar një punë e pistë, por thelbësore për Mercedesin.

    Në fotogaleri, fotot më të bukura të garës italiane…

1 / 9
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test