Na ndiqni
  • Masakra e Studimes nëpërmjet fotografive

    Mbrëmjen e 2 majit të vitit 1999 në Studime të Epërme u vranë dhe u masakruan 116 civilë nga policia dhe paramilitarët serbë. Kjo është njëra ndër masakrat me të tmerrshme që u kryen gjatë luftës në Kosovë.

    Në këtë masakër u vranë burra, gra dhe fëmijë ndërsa deri më tani askush nuk është dënuar lidhje me këto krime. Tash së fundi në Kosovë po mbahet gjykimi kundër Zoran Vukotiq i cili akuzohet për disa vrasje që janë kryer në Vushtrri dhe Studime.

    Në Studime të Epërme janë vrarë civilë shqiptarë,  nga të gjitha anët e Kosovës. Sot u përkujtua 19 vjetori i masakrës  dhe ne po iu sjellim disa nga pamjet nëpërmjet fotografive që ka realizuar fotoreporteri Jasir Zeqiri.

1 / 10
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test