Na ndiqni
  • Vullkani “epik”, hiri në Hauai shkon deri në 10 km larg

    Një tjetër valë shpërthimi nga vullkani “Kilauea” i Hauait ka shpërndarë sasi të shumta hiri në një perimetër prej mbi 9 kilometrash gjatë kësaj të enjteje, ndërsa banorët e Big Island u paralajmëruan të gjenin strehim, pasi retë e dendura të tymit pushtuan zonën.

    “Observatori hauaian i vullkaneve raporton për një shëprthim të fuqishëm së fundi”, u deklarua nga Mbrojtja Civile e Hauait përmes një paralajmërimi telefonik. “Hiri do të mbulojë zonën përreth. Strehohuni ku të mundeni, nëse ndodheni në perimetrim e rrezikut”.

    Një tjetër paralajmërim ishte ai që njoftonte se era mund ta çonte hirin vullkanik më në veri drejt zonave të njohura si Kau, Volcano, Mt. View, Kea’au, e deri në Hilo. “Mbrohuni me se të mundeni”, njoftuan më pas autoritetet vendase.

    Edhe pse shpërthimi i fuqishëm nuk u dëgjua në fshatin Pahoa, 40 km më poshtë sesa krahu lindor i vullkanit, ajri i ndotur me sulfur ndihej dhe një mjegull e dendur hiri dukej prej andej.

1 / 6
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test