Na ndiqni

Formula 1

Nga viti 2020 në Formula 1 edhe Çmimi i Madh i Vietnamit

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 14:36
Ilustrim

Kryeqyteti i Vietnamit do të mirëpresë për herë të parë garat e Formula 1.

Formula 1 ka konfirmuar se nga viti 2020 një nga çmimet e mëdha të Botërorit do të zhvillohet në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

Lajmi në fakt u dha pak ditë më parë nga bashkia e këtij qyteti, por tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtar nga Formula 1.

Gara e Hanoit do të jetë Çmimi i Madh i katërt aziatik, pas Shanghai, Singaporit dhe Suzukës. Do të jetë gjithashtu pista e katërt brenda qytetit, pas pistës së Monacos, Singaporit dhe Bakusë.

Cirkuiti i Hanoit është projektuat nga kompania gjermane Tilke. Rrugët e qytetit do të përshtaten me përmasat e reja si dhe do të shtrohen me asfalt të ri. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test