Ferrari ka zyrtarizuar ditën e sotme largimin e Kimi Raikonen. Finlandezi nuk do të jetë më pjesë e skuderisë italiane sezonin e ardhshëm.
Përkrah Sebastian Vetel vitin e ardhshëm do të garojë i riu Sharl Leklerk.
“Gjatë këtyre viteve, Kimi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, si nga ana e pilotimit, ashtu edhe në aspektin njerëzor. Ai do të mbetet gjithmonë në historinë e Ferrarit”, shkruhej në njoftimin e “divorcit” mes palëve.
Pak më pas ka qenë Raikonen ai që ka zyrtarizuar marrëveshjen e tij të re me skuderinë Sauber.
Kjo e fundit, sezonin e ardhshëm do të ketë një bashkëpunim me Alfa Romeon.
Finlandezi ka qenë 2 herë pjesë e skuderisë së Ferrarit, në vitet 2007-2009 dhe 2014-2018.