Na ndiqni

Financa

Oferta e lartë, përkul euron

Nga: ATSH Më: 8 dhjetor 2017 Në ora: 12:36
Ilustrim

Oferta e lartë në treg për monedhën europiane, e ka nënçmuar atë në këmbim me lekun.

Kthimi emigrantëve për festat e fundvitit po ndikon në rritjen e ofertës në valutë dhe rënien e vlerës përkundrejt monedhës vendase.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro këmbehet të premten me 133.54 lekë, ose 0.08 lekë më pak se një ditë më parë.

Euro u forcua lehtë përpara festave të nëntorit, por ajo vijoi të mbetet në nivele të ulëta të këmbimit, krahasur me të njëjtën periudhe një vit më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë niveli mesatar i këmbimit euro/lek ka qenë 133 lekë për një euro.


 

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test