Hakohen Bitcoina në vlerë mbi 60 milionë dollarë, dyshohet se është punë e brendshme e kompanisë
Përdoruesit e këtij shërbimi kanë raportuar se mjetet e tyre janë transferuar nga adresat e tyre të brendshme të Bitcoinit në një adresë të vetme Bitcoini, e cila kontrollohet nga një palë e panjohur.
Kompania ka publikuar një deklaratë, ku ndër tjerash ka treguar se janë duke e hetuar rastin në bashkëpunim me autoritetet relevante.
Por, skeptikët thonë se e tërë kjo ka mundur të jetë punë e brendshme, sepse, sipas tyre, aksionar i ‘Nicehash’ është Martin Skorjanc, babai i Matjaz Skorjanc, i cili ishte arrestuar më parë për krime kibernetike nga policia sllovene me ndihmën e FBI-së.