Na ndiqni

Financa

Kredia më e shpejtë në Kosovë përmes IuteCredit mund të merret edhe në Postë

Nga: Indeksonline Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:30
Posta e Kosoves

Në Postën e Kosovë është krijuar mundësia për marrjen më të shpejtë dhe më të lehtë të kredisë pas marrëveshjes së nënshkruar sot me IMF Iutecredit, institucion mikrofinanciar me renome ndërkombëtare.

E tërë procedura që nga aplikimi deri te marrja e kredisë, në shumën deri në 500 euro, zgjatë vetëm një orë. Edhe kthimi i kësteve të kredisë bëhet në sportele të Postës së Kosovës.

Kryeshefi ekzekutiv Sejdi Hoxha ka falënderuar udhëheqësit e IMF Iutecredit Kosova për këtë projekt me Postën që është në interes të qytetarëve që kanë nevojë për kredi të shpejta.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i IMF IuteCredit Shpend Maxhera dhe drejtori i saj financiar Besnik Livoreka premtuan se shërbimi i lansuar do të pasurohet edhe me oferta tjera atraktive, në një të ardhme të afërt.

Në këtë fazë, kredia e shpejtë – tërheqja e mjeteve – mund te behet në zyra postare në Prishtinë, por javët e ardhshme projekti do të zgjerohet edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Image
Image

 

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test