Na ndiqni

Financa

Ditë tjetër, rekord tjetër: Një Bitcoin tani vlen 15,500 dollarë

Nga: telegrafi Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:22
Bitcoin

Siç duket Bitcoini është me të vërtetë i pandalshëm, sepse kriptovaluta më e diskutuar ka shënuar rekord të ri sot.

Çmimi i Bitcoinit sot ka kaluar shifrën prej 15,000 dollarëve, duke e bërë këtë kriptovalutën më të vlefshme të momenti.

Nga janari i këtij viti, Bitcoin ka shënuar rritje mbi 500%.

– Me 2 janar të vitit 2017, Bitcoin kishte arritur vlerën 1,000 dollarë

– 138 ditë më vonë, ishte dyfishuar për nga vlera me një çmim prej 2000 dollarëve

– 85 ditë më vonë, ishte dyfishuar prapë me një çmim prej 4000 dollarëve

– 98 ditë më vonë, Bitcoin u dyfishua prapë dhe kapi vlerën prej 8000 dollarëve

Kjo rritje nuk u ndal thuajse asnjëherë, ndërsa tani, sipas të dhënave nga ‘CoinMarketCap’, vlera tregtare e kriptovalutës Bitcoin ka shkuar mbi 250 miliardë dollarë!

telegrafi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test