Na ndiqni

Filma

Përmbyllet ‘Hyjnesha në Fron’

Nga: Mediat Shqiptare Më: 27 gusht 2018 Në ora: 15:13
Hyjnesha në Fro

Me natën e pestë, sonte, përmbyllet edicioni i 11-të i Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’.

Nata finale ka në program ceremoninë përmbyllëse e cila fillon nga ora 20:00 në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë.

Pjesa e parë e mbrëmjes është e rezervuar për ndarjen e çmimeve. Në çdo kategori garojnë filma të shumtë ndërkombëtarë dhe vendorë për çmimin kryesor të festivalit ‘Hyjnesha në Fron’, statujë kjo e cila simbolizon qytetin e Prishtinës. 

Edicioni i sivjetmë i festivalit u zhvendos në stacionin e vjetër të trenit në Prishtinë ku përveç kinos në stacion të trenit dhe asaj në Kino Armata, filmat janë shfaqur edhe në një kino në vagon treni statik si formë proteste e mosrealizimit të idesë fillestare që me tren të udhëtohet nëpër Evropë. 

Krijuesit ndërkombëtarë të pranishëm janë të mahnitur me idenë themeluese të festivalit, i cili vazhdon të tërheq mysafirë dhe krijues të shumtë nga vende të ndryshme të botës.

Këtë vit, dy regjisorë, hungarez dhe koreano-jugor, vendosën që filmat e tyre t’i shfaqin si premiera botërore në Fest Film Kosova ‘Hyjnesha në Fron’. Bëhet fjalë për filmat ‘The Devoted’ (Të Përkushtuarit) nga regjisori Pozsgai Zsolt (Hungari), dhe ‘Dad Is Pretty’ (Babai është i Bukur) nga regjisori Park So Min (Republika e Koresë Jugore).

Filma të tjerë të shfaqur këtë edicion kanë pasur gjithashtu premierat e tyre evropiane dhe regjionale.  

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test