Na ndiqni

Ferizaj

Grainca premton zgjidhjen e problemit të operatorëve kabllorë në Ferizaj

Nga: Mediat shqiptare Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:00
Pamje nga takimi

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me koordinatorin për Zhvillim Ekonomik të komunës së Ferizajit, njëherësh dhe zëvendësministër i Financave, Mustafa Grainca me të cilën kanë biseduar me problemet e operatorëve kabllorë.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit Skënder Krasniqi theksoi se prioritet i OAK-së është identifikimi i problemeve te të bërit biznes dhe mundësive të përmirësimit të tyre së bashku me institucionet përgjegjëse.

Sipas tij  OAK ka realizuar disa takime me operatorët, me të vetmin qëllim, sigurimin e zgjidhjes më të favorshme për të gjitha palët, e që njëkohësisht nënkupton edhe zgjidhjen e këtij problemi.

Zëvendësministri Grainca falënderoi Odën dhe përfaqësuesit nga operatorët kabllorë Ipko dhe OrangeNet për vizitën duke shtuar që Komuna e Ferizajit është e interesuar të zgjidhë problemet me të cilat përballen bizneset.

Vedat Morina drejtor gjeneral në OrangeNet veçoi sfidën kryesore me të cilën po përballen operatorët kabllorë në komunën e Ferizajit qe disa vite e që kanë të bëjnë me vendosjen e ndriçimit publik pa standarde.

“Ky ndriçim po interferon në frekuencat e të gjithë operatorëve dhe po ndikon në ulje të cilësisë së shërbimit të internetit dhe kabllovikut tek qytetarët dhe klientët e tjerë”, tha Morina.

Sipas tij për këtë problem kanë realizuar takim me Drejtorin e Shërbimeve Publike të Komunës së Ferizajit tash e sa kohë dhe kanë arrit në një zgjidhje të pranueshme, e cila ende nuk ka filluar të implementohet. Morina theksoi që tani në bashkëpunim me OAK-në beson se do të arrijnë të shtyejn para këtë problem deri në zgjidhje të tij.

Arben Sylejmani projektmenaxher i Ipko-së për Ferizaj tha se përveç vendosjes së ndriçimit publik pa standarde, operatorët po përballen edhe me problemin e shfrytëzimit të hallkave nga kontraktori për ndriçim publik.

“Ky përdorim i hallkave po shkakton elektrizim në rrjetën e operatorëve dhe po ndikon në dëmtimin e pajisjeve dhe lëndimin e punëtorëve”, tha Sylejmani.

Grainca premtoi se për këtë rast do të bisedojë edhe më kryetarin e komunës Agim Aliu dhe se do të punoj në zgjidhjen e tij, pasiqë Ferizaji është i interesuar të ketë rrugë me ndriçim publik dhe në të njëjtën kohë të ketë edhe shërbime kabllore cilësore.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test