Na ndiqni

Ferizaj

Rregullohet sheshi afër Xhamisë së Vogël në Ferizaj

Më: 11 prill 2018 Në ora: 07:19
Ferizaj

Udhëheqja komunale e Ferizajt e drejtuar nga Kryetari Agim Aliu po punon në kthimin e hapësirave publike qytetarëve, duke investuar në funksionalitetin e tyre dhe krijimin e mundësisë që të shfrytëzohet nga qytetarët.

Njëjtë është vepruar edhe me sheshin afër Xhamisë së Vogël, pranë KEDS, hapësira e së cilës së fundmi ishte degraduar plotësisht.

Ditë më parë, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij vizitoi këtë pjesë, shesh të lënë pa përkujdesje, të papërdorshëm nga qytetarët ferizajas, me ç’rast u zotua se shumë shpejt pushteti lokal do të intervenoj që këtë hapësira ta kthej në përdorim nga ana e qytetarëve duke investuar në infrastrukturë me qëllim rivitalizimin e këtij sheshi.

Në orët e mbrëmjes qytetarët kanë parë këtë pjesë tërësisht të rregulluar dhe funksionale. Aty është investuar në gjelbërimin e zonës, ndriçim si dhe vendpushime të cilat mungonin ose ishin të dëmtuara. 

Zotimi para disa ditëve i Kryetarit të Komunës, Agim Aliu është përmbushur, sheshi në të cilin është investuar i ka dhënë pamje të re e më të bukur kësaj pjese e cila ka kohë që kishte filluar të shkatërrohej e edhe të përdorej si parking i makinave. Kështu dukej ky park para rregullimit.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test