Na ndiqni

Evropë

Kisha Ortodokse e Ukrainës pavarësohet nga Kisha Ortodokse Rusee

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:55
Kisha Ortodokse e Ukrainës pavarësohet nga Kisha Ortodokse Ruse

Kishës së sapothemeluar të Ukrainës i është dhënë pavarësia, duke shënuar një hap historik të ndarjen nga Kisha Ruse. Kreu botëror i Kishës Ortodokse, Patriarku Bartholomeu, e ka nënshkruar dokumentin e pavarësimit të kishës sot në Stamboll.

Nënshkrimi i tij e zyrtarizon dhe e vë në fuqi njoftimin e muajit tetor për ndarje të Kishës Ukrainase. Ky veprim ka shkaktuar kundërpërgjigje të ashpër nga Rusia, ku kisha e tyre i ka ndërprerë marrëdhëniet me Kishën Ukrainase, duke thelluar kështu përçarjet në mesin e besimtarëve ortodoksë.

Kishat e Ukrainës kanë qenë nën autoritetin e liderëve ortodoksë rusë për shekuj të tërë. Patriarku i Stambollit e nënshkroi dekretin për pavarësimin e Kishës Ortodokse Ukrainase në prani të presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, i cili ka udhëtuar në Stamboll për të marrë pjesë në këtë ngjarje historike, shkruan “BBC”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test