Na ndiqni

Evropë

Tre të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Spanjë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Zjarrfikësit në Spanjë kanë thënë se tre persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pasi një zjarr shpërtheu në një ndërtesë banimi në afërsi të qytetit të Barcelonës.

Zjarrfikësit thonë se zjarri ka nisur në orët e para të ditës së shtunë. Një foshnje është në gjendje kritike dhe dy persona të moshës madhore janë në gjendje serioze, nga plagët e marra nga zjarri. Ndërkaq, 13 persona të tjerë po ashtu kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton AP.

Zjarri përfshiu një ndërtesë 10-katëshe në Badalona, një qytet në veri të Barcelonës.

Autoritetet në Spanjë kanë thënë se zjarri është vënë nën kontroll. Ende nuk është bërë i ditur shkaku i zjarrit në këtë ndërtesë banimi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test