Na ndiqni

Evropë

Gjenden 160 kilogramë kokainë në arka me banane

Nga: ATSH Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 16:53
Poloni

Punonjësit në shumë supermarkete polake zbuluan një sasi të madhe kokaine në kutitë e bananeve të importuara nga Ekuatori, njoftoi sot policia.

“Ne kemi kapur më shumë se 160 kilogramë të asaj që duhet të jetë kokainë e dërguar që nga Ekuatori”, njoftoi një zëdhënës i policisë kombëtare, Dawid Marciniak.

“Punonjësit kanë gjetur kokainë të mbuluar nga banane në kuti të dërguara në shumë dyqane dhe zinxhirë supermarketesh”, tha ai.

Hetimi vazhdon dhe policia nuk ka kryer asnjë arrestim deri tani.

Sipas medies polake, një gram kokainë e shitur në rrugë në Poloni kushton 116 euro, kjo mundëson që sasia e kapur të arrijë më shumë se 18 milionë euro. /ATSH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test