Na ndiqni

Evropë

Beteja e May për “Brexit”. Pas BE-së, vazhdon në Parlament

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 09:47
Kryeministrja britanike Theresa May

Bashkimi Evropian arriti të miratojë marrëveshjen me kushtet për largimin e Britanisë, por Theresa May ka ende një sprovë të madhe përpara saj.

Kryeministrja britanike duhet ta kalojë në Parlament planin e saj, të cilin kreu i opozitës, Jeremy Corbyn, e quan “një dështim të turpshëm”. Ajo i ka paralajmëruar paraprakisht ligjvënësit se mungesa e mbështetjes për marrëveshjen do ta kthente Mbretërinë e Bashkuar në pikën e nisjes.

Liderët e BE-së i dhanë ujdisë mbështetjen e tyre zyrtare në samitin e jashtëzakonshëm të Brukselit pas më shumë se një viti e gjysmë negociatash të zgjatura e të lodhshme. Por, ata u përpoqën të tregonin se nuk do të ketë një plan B, përveç një shkëputjeje pa marrëveshje nëse kjo e fundit nuk merr dritën jeshile të Dhomës së Komuneve, në 12 dhjetor.

Ky ishte qëndrimi zyrtar, ndërsa “Sunday Telegraph” pretendon se diplomatët e bllokut dhe përfaqësuesit britanikë janë duke përgatitur në mënyrë të fshehtë edhe një rrugëzgjidhje tjetër. Dokumenti prej 600 faqesh i marrëveshjes përcakton kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, si dhe një plan për lidhjet e tyre në të ardhmen. Presidenti i Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, foli për mediat ndërsa qëndronte përkrah zotit Tusk dhe kryenegociatorit të BE-së, Michel Barnier. Ai shprehu kënaqësinë për rezultatin e arritur, por edhe keqardhje duke thënë se është e hidhur të shikosh se si një vend si Britania e Madhe kërkon ta gjejë veten larg të gjitha vendeve të Bashkimit Evropian.

Në konferencën për shtyp të mbajtur të dielën në fund të samitit, May e përshëndeti vulosjen e paktit si një moment historik që shënon pikën kulmore të një procesi të gjatë e të vështirë, ndërsa refuzoi të përjashtonte dorëheqjen në rast se marrëveshja refuzohet nga ligjvënësit britanikë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test