Na ndiqni

Evropë

Macron kritikon protestuesit e dhunshëm

Nga: rel Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 11:03
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka qortuar protestuesit të cilët u përleshën me policinë në Paris, gjatë protestës së fundit kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

“Turp për ata që sulmuan forcat e sigurisë, turp për ata që ishin të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe gazetarëve”, ka shkruar sot në Twitter Macron, pasi protesta e mbajtur të shtunën në Paris, u shndërruan në protestë të dhunshme.

Mbi 100 mijë persona morën pjesë në protesta në rreth 1,600 protesta në mbarë Francën, ka njoftuar Ministria e Brendshme. Shumica e protestave kanë qenë në paqësore, përveç në Paris, ku rreth 8 mijë persona protestuan.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit në Champs-Elysees.

Zyrtarët thonë se në protesta, 19 persona janë lënduar, përfshirë edhe katër policë. Ndërkaq, 40 të tjerë janë arrestuar.

rel
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test