Na ndiqni

Evropë

“Takim me Macron, ose shpërthej granatën”, dorëzohet protestuesi francez

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 12:33
Francë

Një person me granatë në dorë ka kërkuar që protestuesve kundër rritjes së çmimit të karburantit në Francë, t’ju mundësohet një takim me presidentin Emanuel Macron.

Burri, i veshur me jelekun e verdhë fosforeshent të kthyer në simbolin e kësaj proteste, iu dorëzua policisë pas disa orësh negociata. Ngjarja ndodhi në Angers, në kohën kur edhe vetë Parisi po përgatitet për një përshkallëzim të ri të demonstrave, me mbërritjen e dhjetëra mijëra tubuesve të tjerë.

Pjesa më e madhe e zemërimit drejtohet pikërisht nga Macroni, të cilin protestuesit e akuzojnë se është jashtë realitetit. Vetë shefi i Elizesë ia faturon atë sa ngritjes së çmimit në tregjet globale, aq edhe nevojës për një shtim të taksave mbi karburantet fosile për të financuar investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Në Francë, çmimi i karburantit është rritur me rreth 23% gjatë 12 muajve të fundit, në një mesatare prej 1,51 euro, më e larta që prej viteve 2000. Vendimi për të shtuar edhe 6,5 cent për litër benzine dhe 2.9 cent mbi litrin e naftës, duke filluar nga 1 janari i 2019-ës, bëri që zemërata popullore të shpërthente në këtë formë.

Sipas zyrtarëve të policisë, granata që mbante në duar 45-vjeçari i arrestuar në Angers, ishte e vërtetë dhe të gjithë personat rreth tij, rrezikoheshin realisht nga shpërthimi i saj. Arsyeja e këtij veprimi duket se lidhet me faktin që njerëzit ndihen të injoruar nga qeveria e tyre.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test