Na ndiqni

Evropë

Retorikë e urrejtjes në fushatën elektorale në Hungari

Nga: DW Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:19
János PócsD

Një deputet i partisë Fidesz, poston një fotografi me një derr të therur, ku shënohet emri i miliarderit nga SHBA George Soros. Kjo është një shenjë e retorikës në rritje të urrejtjes nga Orbani dhe partia e tij.

János Pócs, një deputet i partisë së Orbanit Fidesz, e konsideron këtë si humor, por kjo shaka është e tmerrshme. Pócs ka postuar të premten e kaluar në faqen e tij të Facebook-ut një fotografi të një feste tradicionale të therjes së bagtësië. Në të shihet një grup njerëzish, para të cilëve ndodhet një derr i therur. Në lëkurën e derrit dikush ka shkruar në hungarisht: "Ishte Sorosi!!!" Një lojë fjalësh, sepse ky mbishkrim do të thotë i përkthyer fjalë për fjalë edhe: "Radhën e kishte ai!!!" Pócs e komenton këtë: "Ata kanë një derr më pak..." dhe shton një symiley të ngerdheshur me ironi.

Fotografia dhe komenti i Pócs kanë shkaktuar indinjatë të madhe publike. Mbi njëmijë përdorues të Facebook-ut kanë shkruajtur mesazhe duke e dënuar këtë postim të deputetit të partisë Fidesz. Si rjedhojë Pócs deklaroi, se nuk e kupton këtë indinjatë, fotografia nuk ka të bëjë aspak me George Soros, miliarderin nga SHBA-ja, ndaj të cilit prej kohësh kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán zhvillon një fushatë të hapur.

Ky përgënjeshtrim i shtirur ka indinjuar një pjesë të opinionit e madje edhe shumë konservatorë të moderuar. Ndërkohë 120 intelektualë të njohur hungarezë, ndër ta edhe shkrimtari György Konrád, filozofët Ágnes Heller dhe Gáspár Miklós Tamás si dhe regjisorja Ildikó Enyedi, kërkojnë dorëheqjen e deputetit Pócs. Edhe shoqëria e hapur e miliarderit Soros ka protestuar ashpër: "Eshtë një sulm shokues ndaj George Soros-it. Kjo fotografi ka të bëjë me një traditë të gjatë e të errët të antisemitizmit. Ky është një shembull i ri për antisemitizmin e pranuar zyrtarisht prej Hungarisë së Viktor Orbánit.

DW
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test