Na ndiqni

Evropë

Tërmet në Itali, mbyllen shkollat

Më: 10 prill 2018 Në ora: 08:31
Ilustrim

Një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 u regjistrua rreth orës 5.11 në Itali, në zonën e Macerata-s, raporton tgcom, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vulkanologjisë.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonën e Umbrias, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Dëme materiale ka patur në Pieve Torina, ku kryebashkiaku i vendit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.

"Sot mbyllim shkollat. Kemi dëme materiale dhe po verifikokjmë gjendjen e banesave", shpjegoi Alessandro Gentiluçi.

Pas lëkundjeve sizmike, linja hekurudhore Trenitalia vendosi të pezullojë udhëtimet për të ushtruar kontolle në hekurudhë. Qarkullimi duhet të nisë disa orë më vonë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test