Na ndiqni

Evropë

I vihet flaka një xhamie në Berlin

Nga: Mediat Shqiptare Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:17
Berlin

Një grup personash tani për tani të paidentifikuar, ka kryer një sulm vandal duke i vënë flakën xhamisë “Koca Sinan” në Berlin të Gjermanisë.

Sulmi në fjalë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në ora dy pas mesnate, ku në objektiv ka qenë xhamia e ndërtuar nga komuniteti turk, më saktësisht nga bashkësia islame e Turqisë, Diyanet (DITIB).

Imami i xhamisë e cila ndodhet në lagjen Reinickendorf, Bayram Turk, deklaroi se flakët kishin përfshirë tërë kompkleksin e xhamisë, për çka i tëri është jofunksional, raporton Anadolu Agency.

“Zjarrfikësit intervenuan, mirëpo objekti është jofunksional. Dy dëshmitarë thanë të kenë parë tre persona të maskuar duke derdhur një materie ndezëse brenda xhamisë dhe kur flakët kanë shpërthyer, janë larguar”, tha Turk.

Policia e Berlinit ka nisur një hetim lidhur me sulmin në fjalë ndërsa në raportin preliminar shkruan se para se të shpërthejnë flakët, sulmuesit kishin thyer njërin nga xhamat e kompleksit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test