Na ndiqni

Ekonomi

Investime për energjinë e rinovueshme, BERZH ofron “kredi të gjelbërt”

Nga: ATSH Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Një program i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), mbështet përmes kreditimit investimet e çdo individi apo biznesi, me ndikim pozitiv në mjedis, duke rimbursuar 15 – 20% të financimit.

Për promovimin e Politikave të Energjisë së Qëndrueshme dhe investimeve të shëndosha mjedisore, BERZH po punon ngushtë me autoritetet shqiptare dhe rregullatorët e pavarur për të përmirësuar kuadrin rregullator dhe administrativ për investimet e sektorit privat, veçanërisht në sektorin e energjisë së rinovueshme.

BERZH financon investimet për efikasitetin e energjisë dhe projektet e energjisë së ripërtërishme në bashkëpunim me bankat komerciale, për përmirësimin dhe qëndrueshmërinë te prodhimit dhe shpërndarjen e energjisë. /ATSH

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test