Na ndiqni

Ekonomi

Rukiqi: Bizneset do të detyrohen t’i radikalizojnë veprimet nëse s’ka furnizim të rregullt me rrymë

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Berat Rukiqi

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka dërguar një letër sot menaxhmentit të KEDS-it pas problemeve me energjinë elektrike në vend që sipas tij ju shkakton telashe bizneseve.

“Prej që jam zgjedhur, një nga problemet me fondamentale me të cilat ballafaqohen bizneset është energjia elektrike. Disa herë kam tentuar që të gjejmë një zgjidhje me KEDS-in për shumë kërkesa individuale, por deri sot progresi është shumë i vogël. Sot do t’i drejtohem me letër menaxhmentit të KEDS-it, për të kërkuar një sërë veprimesh emergjente të cilat janë kërkesa bazike të bizneseve, bazuar në të drejtat e tyre themelore dhe që kërkojnë veprime emergjente nga KEDS-I”, ka thënë Rukiqi.

“Nëse nuk kemi asnjë veprim, siç po ndodh deri tani, bizneset do të detyrohen të radikalizojnë veprimet e tyre, për të siguruar qasje në një të drejtë themelore, pra në furnizim të rregullt me energji elektrike”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test