Na ndiqni

Ekonomi

Bien eksportet e Kosovës me vendet e rajonit

Nga: Mediat Shqiptare Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor, ku thuhet se eksporti mbulon importin me 12.4%.

ASK thotë se të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.7% në muajin tetor 2018, në raport me periudhën e njëjtët të vitit paraprakë, gjegjësisht në vlerë prej 270.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 238.0 milionë eurosh në vitin 2017.

“Eksporti mbulon importin  me 12.4%. Eksporti i mallrave në muajin tetor 2018 kishte vlerën 38.3 milionë euro, ndërsa importi 308.8 milionë Euro, që është një rritje prej 12.5% për eksport dhe 13.5% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 41.5% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.0% e përbëjnë produktet minerale; 6.6% e përbëjnë produktet bimore; 4.4% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 3.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.2% të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.4% e përbëjnë makinerità «, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10.3 milionë euro, ose rreth 26.9% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.4%. Ndërsa, partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania me 6.1%, Holanda me 3.8%, Sllovenia 2.5%.

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 124.4 milionë euro, ose 40.3% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.6%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania 10.7%, Italia me 4.5%, Spanja 4.1%, Sllovenia 3.4%, Greqia 2.8% etj.

Në muajin tetor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.0 milionë euro, ose 41.9% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej -7.3%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria 18.6%, Maqedonia 10.4%, Serbia 8.2%, dhe Mali i Zi 3.0%.

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2018, arritën në 86.2 milionë euro, ose 27.9% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia 12.3%, Shqipëria 7.4%, Maqedonia 5.1% dhe B&H 2.6%.

“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 11.9 milionë euro, ose 31.3%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.1%) dhe Zvicra (8.0%). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 98.1 milionë Euro, ose 31.8%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.2%) dhe Kina 9.7%”, thuhet në komunikatë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test