Na ndiqni

Ekonomi

Limaj paralajmëron reciprocitet të plotë me Serbinë në çdo drejtim ekonomik

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 14:58
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj u ka bërë thirrje bizneseve të Kosovës, që të mos e shfrytëzojnë këtë moment për të spekuluar për përfitime individuale, duke e dëmtuar çështjen nacionale dhe qytetarët.

Në lidhje me vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore 100 për qind ndaj produkteve nga Seria dhe Bosnja, në një intervistë për KosovaPress, Limaj ka thënë se për këtë vendim janë detyruar ta marrin për shkak të sjelljes së vazhdueshme agresive dhe mohuese të Serbisë ndaj Kosovës.  

Ai po ashtu ka pohuar se Serbia në vazhdimësi u ka bërë pengesa mallrave të shtetit të Kosovës, ka përdorur fyerje dhe nënçmim ndaj tregtarëve të Kosovës dhe në një situatë të tillë ka qenë e pamundur të mos përgjigjet Kosova.

Limaj: Në vazhdimësi kemi kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë

“Në vazhdimësi kemi kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë, ku do që na u ka dhënë rasti, që t’i tërhiqet vëmendja dhe vërejtja Serbisë, që ajo duhet ta ndalë atë logjikë dhe politikë në drejtim të Kosovës. Fatkeqësisht, kjo nuk ka sjellë rezultate dhe ne kemi qenë të detyruar të ndërmarrim masa për të mbrojtur interesin e vendit tonë, dhe për të treguar që Kosova më nuk mund të tolerojë një sjellje të tillë. Mendoj se një sjellje të tillë nuk do të lejonte asnjë shtet normal, mënyrën se si Serbia është sjellë me Kosovën”, tha ai.

Pas kërkesës së zyrtarëve të BE-së, që Qeveria e Kosovës ta heqë taksën doganore, Limaj ka thënë se kjo masë mund të rishikohet vetëm atëherë kur Serbia do të ndërrojë sjelljen ndaj Kosovës.

Limaj: Serbia duhet të ndërrojë tërësisht sjelljen ndaj Kosovës

“Serbia duhet të ndërrojë tërësisht sjelljen ndaj Kosovës, në realitetin politiko-ekonomik ndaj vendit tonë, t’i pranojë rregullat ndërkombëtare, t’i pranojë kushtet e barabarta dhe të ndërpresë njëherë e mirë këtë fushatë mashtruese, shpifëse, denigruese që në vazhdimësi Serbia bënë ndaj Kosovës”, tha Limaj.

Ai ka pohuar se Serbia nuk ka kontribuar me asgjë në respektimin e marrëveshjes së CEFTA-s, fryma e së cilës është krijimi i klimës së bashkëpunimit ekonomik në mes të vendeve të rajonit, respektimi i endeve veç e veç dhe respektimi i interesave të këtyre vendeve.

“Në fakt, Serbia çdo gjë e ka bërë në kundërshtim me marrëveshjen e CEFTA-s. Ato që dëgjojmë nga Beogradi, deklaratat e tilla vinë nga fakti që nuk kanë besuar që ne mund të bëjmë një veprim të tillë, sepse për vite të janë toleruar, kanë përfituar shumë, janë mësuar që edhet ta shfrytëzojnë tregun e  Kosovës, dhe në anën tjetër nga përfitimet e  tregut të Kosovës ta sulmojnë ku do që iu ka dhënë mundësia Kosovën, ekonominë e saj, politikën e saj, edhe vetë qenien e shtetit të Kosovës. Mendoj që kjo më është e pa tolerueshme”, tha Limaj.

Limaj ka paralajmëruar reciprocitet të plotë në të gjitha drejtimet, për të cilën punë janë duke punuar ministritë dhe agjencionet përkatëse, duke veçuar reciprocitetin ndaj targave të makinave, pasi Serbia vazhdimisht maltreton qytetarët e Kosovës, duke i detyruar që t’i ndërrojnë targat e makinave të Kosovës, në momentin që hyjnë në territorin e Serbisë.

Limaj: Në vazhdimësi kemi kërkuar nga mekanizmat ndërkombëtarë


“Ajo që ne po themi, Kosova do të sillet në mënyrë reciproke në raport me Serbinë në të gjitha drejtimet ekonomike. Mendoj se një pjesë e tyre janë marrë. Besoj që ministritë dhe agjencitë përkatëse janë duke shikuar për pengesat që Serbia ua bënë njerëzve tanë, Kosovës ose vetë ekonomisë kosovare, në të njëjtën mënyrë edhe Kosova t’i përgjigjet Serbisë dhe kështu të vijë deri te një moment që Serbia duhet ta pranojë dhe të sillet ashtu siç sillet edhe Kosova”, tha Limaj.

Limaj u ka bërë thirrje bizneseve të Kosovës, që të mos e shfrytëzojnë këtë moment për të spekuluar për përfitime individuale, duke e dëmtuar çështjen nacionale dhe qytetarët.  

Limaj: Jemi në mbrojtje të interesave të vendit

“Ne si Kosovë do të marrim masa të ashpra ndaj atyre që shfrytëzojnë momentin për të përfituar në mënyrë të padrejtë, dhe që tentojnë që të përfitojnë nga kjo situatë, ne jemi në mbrojtje të interesave të vendit”, tha Limaj.

Derisa u ka bërë thirrje tregtarëve dhe prodhuesve të Kosovës që të mos tentojnë të përfitojnë nga momenti për të spekuluar me çmime, Limaj ka pohuar se “në Kosovë më nuk do të lejohen të futen mallra, të cilat nuk e respektojnë emërtimin shtetëror të Republikës së Kosovës. Prandaj edhe thirrja ime për të gjitha ata që importojnë, mos të pranojnë dhe mos të tentojnë të fusin mallra, të cilat nuk i përshtaten ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Në lidhje me reagimet e disa prodhuesve dhe tregtarëve, se nuk janë njoftuar paraprakisht, që të kenë mundësi të sigurojnë lëndën e parë dhe produktet, nga vendet tjera, Limaj ka thënë se janë disa momente që shteti duhet të marrë vendime të menjëhershme, në raport me interesat e shtetit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test