Na ndiqni

Ekonomi

Haradinaj në Vjenë: Shumë kompani botërore mund ta gjejnë tregun në Kosovë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 12:55
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron në një vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë.

Ai sot ka marr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës ku ka theksuar se shumë kompani të botës mund ta gjejnë tregun në Kosovë pasi që sipas tij gjejnë përparësi të mëdha të të bërit biznes.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Investimet, Këmbimet Tregtare dhe Digjitalizimin, janë shtyllat kryesore të lidhjes mes nesh, rajonit tonë dhe BE-së dhe Kosova ka punuar shumë për të ofruar treg të përshtatshëm për investimet e huaja direkte.

Në Forumin Ekonomik të Vjenës theksova faktin se shumë kompani botërore, mund ta gjejnë tregun e tyre në Kosovë sepse gjejnë përparësi të mëdha në të bërit biznes.

Përmenda politikat fiskale më se të favorshme per investitorë të huaj, si taksa ne fitim vetëm 10%, zero taksë në dividente, ligjin për investime strategjike, Zonat ekonomike dhe zero taksë për produkte që prodhohen në Kosovë e shiten në Evropë.

Para homologëve të rajonit dhe përfaqësuesve të BE-së, shpreha përkushtimin tonë për marrëdhënie të mira fqinjësore por se duhet të ketë trajtim të njëjtë për të gjitha vendet dhe se Kosova duhet ta ketë të drejtën për të lëvizur lirshëm sepse kjo rritë mundësinë e partneritetit ekonomik me BE-në.

Veprimet politike kanë ndikim të madh edhe në ekonomi dhe vendet e Ballkanit perëndimorë duhet të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test