Na ndiqni

Ekonomi

Shtetet e rajonit debatojnë për bujqësinë dhe zhvillimin rural

Nga: Mediat shqiptare Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Konferenca

Ministrat e bujqësisë nga Shqipëria, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, përfaqësues të lartë të Komisionit Evropian, FAO-s dhe GIZ-it, janë mbledhur në Strugë të Maqedonisë, ku po diskutojnë për zhvillimet e ardhshme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural në rajonin e EJL dhe do të shqyrtojnë procesin e bashkëpunimit rajonal në fusha të caktuara.

Nga Kosova po marrin pjesë zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, së bashku me drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha.

Sipas një komunikate të MBPZhR-së, ky është takimi i 12-të me radhë dhe sivjet është organizuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi i Përhershëm i Punës për Zhvillim Rural (SWG) në Evropën Juglindore.

Në fjalimin e tij, zëvendësministri i MBPZHR-së, Mevludin Krasniqi, ka thënë se bashkëpunimi rajonal ka rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe avancimin e  sektorit të bujqësisë.

“Qeveria e  Kosovës mbetet e përkushtuar që të kontribuojë sa më shumë në forcimin e rolit dhe nismave të SËG-së dhe padyshim edhe në nisma të tjera të reja që ndihmojnë në afrimin më të madh mes nesh. Ekonomia është ajo që duhet të na bashkojë, të lejë anash dallimet, dhe të jetë një angazhim i përbashkët për një zhvillim më të madh të Evropës Juglindore. Ne kemi shumë punë për të bërë dhe domosdo duhet ta përkrahim njëri – tjetrin për të zhvilluar dhe forcuar sistemin e qëndrueshëm të politikave bujqësore”, ka thënë ai.

Më tej, gjatë këtij takimi zëvendësministri ka treguar edhe për investimet e viteve të fundit të MBPZHR-së në kuadër të sektorit të bujqësisë, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar edhe në rritjen ekonomike në vend.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test