Na ndiqni

Ekonomi

Ekonomia, fokusi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:05
Foto

Më 26 nëntor do të mbahet takimi i radhës ndërmjet dy qeverive asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, ka thënë se ky takim në fokus do ta ketë ekonominë.

“Jam optimist se gjërat do të ecin përpara. Në planin ekonomik do të ketë arritje pozitive. Objektivi i mbledhjes së përbashkët të dy qeverive do të jetë ekonomia”, ka thënë Minxhozi

“230 milionë euro shkëmbime ekonomike ka pasur këtë vit mes nesh. Shuma është rritur nga vitet e kaluara. Viti më i mbrapsht për ne ka qenë 2016-ta”.

“Bizneset e të dy anëve kanë diskutuar jo në frymë politikë, as patriotike, por në frymë ekonomike”.

“Ajo që sivjet është bërë më mirë, i është dhënë hapësirë tregut të Kosovës në Shqipëri dhe kjo për 15% më shumë. Edhe Shqipëria ka rritur prezencën e saj në Kosovë. Tregu është pozitiv dhe po ec përpara”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test