Na ndiqni

Ekonomi

Cahani: Shkelja e Ligjit për financa publike rrezikon falimentimin e komunave

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 07:52
Naim Cahani

Subjektet politike që garojnë për të qeverisur komuna asnjëherë nuk realizojnë analiza buxhetore për t`i parë mundësitë e realizimit të projekteve të tyre.

Prandaj kur avancojnë në pushtet, të humbur në shifra milionëshe, komunat i sjellin në kolaps financiar, ekskluzivisht shkaku i mendësisë elektorale më të cilën udhëheqin gjatë gjithë kohës.

Në një intervistë për “Kohën Ditore” menaxheri i programit të qeverisjes lokale në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Naim Cahani, thotë se të ndodhura përballë presionit të zgjedhësve, kryetarët e komunave, në vitin e fundit qeverisës, zakonisht anashkalojnë procedurat ligjore në menaxhimin e financave publike.

Kjo ka prodhuar krizë financiare në shumë komuna të Kosovës. Cahani mendon se borxhet enorme janë krijuar edhe nga inicimi i procedurave për realizimin e projekteve pa zotimin paraprak të mjeteve financiare.

Ai e cilëson të vonshëm reagimin e Qeverisë së Kosovës për borxhet e komunave dhe thotë se për këtë çështje së pari ka alarmuar shoqëria civile.

Koha
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test