Na ndiqni

Ekonomi

OAK: Së bashku të gjejmë mënyra për të tërhequr investitorët e huaj

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 16:56
Takimi i përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Rritja e bashkëpunimit dhe krijimi i kanaleve të komunikimit për të siguruar përkrahje të bizneseve ishin qëllimi kryesor i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe zëvendësministrin dhe koordinatorin e Këshillit ndërdrejtorial për Zhvillim Ekonomik në komunën e Ferizajt, Mustafë Grainca.

Mungesa e ligjeve dhe prania e disa ligjeve të pazbatueshme po pengon investimet në vend, tha kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, i cili shtoi që bashkëpunimi ndërmjet OAK-së dhe komunave është i domosdoshëm, pasi që kështu më lehtë identifikohen problemet dhe arrihet deri tek përmirësimi i tyre.

Kryetari Aliu fillimisht falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën dhe shtoi që problemi më i madh për bizneset në Kosovë është niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit, prania e të cilave po bënë që të largohen edhe investitorët e huaj.

Sipas Aliut, vendet fqinje po gjejnë mënyra të ndryshme për të tërhequr investitorët e huaj, ndërsa tek ne po ndodhë e kundërta dhe se për të përmirësuar gjendjen momentale fillimisht duhet të krijohen drejtime të reja për shkolla, pasi që momentalisht kemi shumë punëtor të kualifikuar në drejtime joadekuate dhe se përveç kësaj duhet të punohet edhe në përmirësim të kulturës së punës.

Sipas Mustafë Graincës, zëvendësministër i Financave, ligji për Partneritet Publik-Privat nuk po gjen zbatim në komuna dhe është e domosdoshme të bëhet lehtësimi i këtij ligji.

Ai gjithashtu njoftoi që Komuna e Ferizajt nuk ka taksë për ushtrim të veprimtarisë, ka vetëm tatim në pronë e cila po pritet të zbritet me qëllim të krijimit të një ambienti më të favorshëm për bizneset.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test