Na ndiqni

Ekonomi

Çmimi nën kosto të prodhimit është duke rrezikuar bizneset dhe ulë kualitetin në treg

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 13:30
Foto

Adresimi i problemeve të identifikuara nga bizneset anëtare dhe gjetja e zgjidhjeve më të përshtatshme për të gjitha palët e interesit janë ndër arsyet kryesore për të cilat Oda e Afarizmit të Kosovës(OAK) po realizon takime me përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore, e ndër të cilat është edhe drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK) Valon Prestreshi.

Ndër problemet të cilat po i shqetësojnë bizneset anëtare e që kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi theksoi në këtë takim ishte ofrimi i produkteve në treg me çmim nën kosto të prodhimit, e që pjesa dërmuese e bizneseve e konsideruan si shumë problematike.

Sipas drejtorit Prestreshi, Kosova në bazë të Kushtetutës bazohet në ekonomin e tregut dhe hezitimi i bizneseve për adresim të problemeve po ju vështirëson punën, andaj është mëse i nevojshëm bashkëpunimi me biznese të sektorëve të ndryshme.

Prestreshi ndër të tjera shtoi që përgjegjësi e Autoritetit të Konkurrencës janë kartelet, abuzimi me pozitë dominuese dhe përqendrimi dhe se është i hapur për çdo bashkëpunim me bizneset në këto fusha.

Sekretari i OAK-së Diamant Elshani shtoi që bizneset po e shohin Odën si të vetmin opsion për adresim të problemeve, sepse vetëm kështu kërkesat e tyre po arrijnë deri tek institucionet kompetente edhe në mënyrë anonime, gjë e cila po i lehtëson dhe po ju shton sigurinë.

Gjatë javës së ardhshme pritet të realizohet një takim në mes të OAK-së, AKK-së dhe bizneseve.

OAK dhe AKK kanë memorandum bashkëpunimi për përfaqësimin dhe zgjidhjen e problemeve të të bërit biznes.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test