Na ndiqni

Ekonomi

Siguria e energjisë problem i madh për Kosovën

Nga: Mediat Shqiptare Më: 12 shtator 2018 Në ora: 14:53
Njazi Thaçi i ka informuar mysafirët e tij për gjendjen aktuale në Korporatë

Një delegacion i lartë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë në krye me Jessica Long, udhëheqëse e sektorit Ekonomik dhe Politik dhe Lori Michaelson, udhëheqëse e Njësisë Ekonomike, kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës.

Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi i ka informuar mysafirët e tij për gjendjen aktuale në Korporatë, rezultatet e arritura, si dhe sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalon KEK-u, e me theks të veçantë për zhvillimet e fundit rreth zgjerimit të minierave të reja dhe procesin e shpronësimeve.

Gjatë vizitës në Termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” përfaqësueset e ambasadës janë njoftuar me punët të cilat janë duke u bërë dhe rezultatet të cilat janë arritur në stabilitetin e prodhimit të energjisë përkundër vjetërsisë së termocentraleve.

“KEK-u në vazhdimësi ka performuar jashtëzakonisht mirë. Edhe krahasuar me statistikat e  vitit 1985 kur kanë qenë të reja këto blloqe nuk kanë qenë me stabile sesa tani. Në atë kohë kur kanë filluar punën, sipas statistikave kanë pasur diku rreth 100 rënie të pa planifikuara, ndërsa sot në vitin 2018 numri i rënieve të paplanifikuar nuk shkon mbi 30”, ka thënë Thaçi.

Gjatë vizitës në miniera, u.d. drejtori Menaxhues i ka njoftuar edhe me procesin e shpronësimeve, zgjerimin e mihjeve të reja dhe zhvendosjen, ku kanë mbetur

edhe një apo dy prona të pa shpronësuara si pasojë e disa kontesteve.

Nga ana tjetër, zyrtarët e delegacionit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë theksuan se siguria e energjisë është një problem i madh për Kosovën, që i kushton ekonomisë kosovare më shumë se 400 milionë dollarë në vit.

Ata vlerësuan përpjekjet e KEK-ut për të përmirësuar besueshmërinë e termocentraleve dhe për të siguruar furnizimin me thëngjill, dhe shtuan se marrëveshja e termocentralit Kosova e Re është një hap i madh në rrugën e vendit drejt sigurisë energjetike.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test