Na ndiqni

Ekonomi

Haradinaj: Trepça do të aktivizohet

Më: 14 maj 2018 Në ora: 12:09
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se Trepça do të aktivizohet, kjo pasi bordi i ri i Trepçës e ka finalizuar statutin dhe se tani do të vazhdohet me etapa të tjera të krijimit të strukturave menaxheriale.

Kryeministri i vendit këto komente i bëri të ditur gjatë përurimit të fillimit të ndërtimit të autorrugës Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë.

Haradinaj: Lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës

“Po vjen në të njëjtën kohë me lajmin e mirë të aktivizimit të Trepçës. Bordi i Trepçës ka përgatitur statutin e Trepçës së shpejti do të pranojmë etapat tjera, pra të krijimit të krejt strukturave menaxheriale dhe të planit të punës për Trepçën”, tha Haradinaj.

Kurse, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ditë më parë ka thënë se brenda dy jave, do ta procedojnë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, bordi sipas tij, do të punojë me intenzitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje.

KosovaPress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test